Prej 39 vitesh jeton me zemër të transplantuar, holandezi futet në Librin e Rekordeve Guinness!
vovalbania
February 09, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një 57-vjeçar nga Holanda ka thyer rekordin botëror për pacientin me transplantin e zemrës më jetëgjatë. Bert Janssen ka jetuar për 39 vjet me zemrën e dhuruesit, të cilën e mori në spitalin Harefield në veriperëndim të Londrës në vitin 1984. Kjo arritje është njohur nga Rekordet Botërore Guinness. Janssen pati simptoma të ngjashme me gripin dhe u diagnostikua në moshën 17-vjeçare me kardiomiopati, një gjendje që ndikon në aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun nëpër trup.
Babai i dy fëmijëve dhe një pilot avioni, tha se ishte një nder që arriti rekord dhe është ende mirënjohës për “dhuratën e pabesueshme” që mori nga donatori. “Nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija kaq larg”,-tha Jensen.