104-vjetori i Tiranës kryeqytet, rrugët që bllokohen sot!
Për të shënuar 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë një seri aktivitetesh. Nënkryetari Andi Seferi tha se për sot nga ora 10:00 deri në 22:00 bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me “Myslym Shyrin” dhe “Reshit Çollaku” me “Myslym Shyrin”.
Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104-vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Sa i përket momentit më kryesor, fillon në datën 10 shkurt, në orën 10:00 në “Myslym Shyri” e ku deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave. Duke nisur nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me “Myslym Shyrin” dhe “Reshit Çollaku” me “Myslym Shyrin” do të jetë i bllokuar.
Por, për të kremtuar 104-vjetorin, Bashkia e Tiranës ka menduar për një sërë aktivitetesh, të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme. Në orën 14:00 të kësaj të shtune, këto aktivitete do t’i kushtohen fëmijëve duke u pasuar me veprimtaritë për të rinjtë. Edhe nesër do të ketë një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.
Në orën 14:00 do i dedikohet fëmijëve me aktivitetet të ndryshme. Do të mbillen pemë. Më pas do të ketë aktivitete me pjesëmarrjen e rinisë. Galeria e Arteve të Tiranës dhe shumë institucione të tjera po kontribuojnë. Ky 104-vjetor festohet nga të gjithë. Në datën 11 shkurt do të organizohet një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.
Do të jetë një festim shumë i veçantë i kryeqytetit tonë. Eshtë edhe një moment reflektimi që ky kryeqytet të jetë kaq i mirë. Do t’iu bëja thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen festimeve!