Olsi Bylyku “bëhet i gjallë” vetëm për t’u ‘hakmarrë’ ndaj BBV—vjen reagimi i shumëpritur i tij!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olsi Bylyku “bëhet i gjallë” vetëm për t’u ‘hakmarrë’ ndaj BBV—vjen reagimi i shumëpritur i tij!

Mënyra e largimit të Olsit Bylykut nga shtëpia e “Big Brother Vip” u komentua jo pak në rrjet.

Në momentin që emri i tij u përmendi nga Ledion Liço për të lënë garën, në fytyrën e Olsit u lexua një habi që na la të kuptojmë se nuk e priste aspak eleminimin e tij.

Më pas, aktori vendosi të hiqte nga Instagrami produksionin, duke përfshirë këtu Ledionin, Sarën, por edhe faqen zyrtare të BBV.

Olsi vendosi mos të paraqitej as në “Fan Club” duke mos i dhënë asnjë sqarim produksionit.

E tashmë ai është bërë ‘i gjallë’ tek ka bërë postimin e parë pas daljes, që duket mjaft tendecioz dhe thumbues.

Spektaklin e kaluar Ledioni vendosi ta mbyllë me shprehjen “Kolonjar festen mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”, ndërsa Olsi vendosi që në përshkrimin e fotos të shkruajë “Pilo është konfidencial”.

Mos ndoshta Olsi, duke e vënë veten në vend të ‘Pilos’ (që produksioni atë gjeti e atë ‘vrau’), do të na lërë të kuptojmë se ai qëndroi konfidencial dhe vendosi që gjërat e tij t’i mbante sekret, ndryshe nga ç’priste produksioni?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE