Parashikimi i motit për sot, e shtunë 10 shkurt!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh, si edhe me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme e të larta transparente. Në zonën e veriut dhe në jug, pas orëve të pasdites parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.
Ka prezencë të mjegullës së dendur/mjegullinës, si dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e intensive, me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet tepër intensive dhe problematike në forcën e tufanit, me shpejtësi 16 deri në 28m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/19
Diell re shi
Kukës
6/16
Diell re shi
Lezhë
8/20
Diell re shi
Dibër
4/16
Diell re shi
Durrës
11/21
Diell re
Tiranë
11/21
Diell re
Elbasan
10/21
Diell re
Berat
9/21
Diell re
Vlorë
10/21
Diell re shi
Korçë
3/14
Diell re shi
Gjirokastër
5/20
Diell re shi
Sarandë
10/21
Diell re shi