Podcasti “Flasim”, kryeministri Rama bisedë me dy motrat që u ngjitën drejt majave!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Podcasti “Flasim”, kryeministri Rama bisedë me dy motrat që u ngjitën drejt majave!

Në episodin e tretë të Sezonit të 3-të të podcast-it “FLASIM”, kryeministri Edi Rama prezantoi historinë e pabesueshme të dy motrave që mes zjarreve të një fatkeqësie të përsëritur në jetën e tyre kanë farkëtuar kurajon, pasionin e vullnetin për t’u ngjitur drejt majave. Ato janë “Girls on fire”, Edi dhe Ledi Xharkanji.

Biznesin e nisën nga hiçi, në një nga dhomat e shtëpisë së tyre në vetëm 20 metër katrorë, për të dhënë fustane me qira. Klientët po shtoheshin dita-ditës dhe tani iu nevojitej një mjedis me qira, më i madh.

Dy motrat tregojnë se fillimisht e hapën biznesin për të krijuar pavarësi ekonomike.

Avash-avash kuptuam që marketingu është shumë i rëndësishëm dhe nisëm me setet e para fotografike. Por, problem ishte mosha jone e re, pasi shpesh refuzoheshim e detyroheshim të merrnim me vete mamin ose babin dhe ata thonin se ishte biznesi i tyre.

Pak vite më vonë, nga një dhomëz prove fustanesh me qira, biznesi i tyre u kthye në një punishte ku tashmë ato edhe krijonin vetë ndërsa ofronin jo vetëm fustane, por gjithashtu futën veshjet e përditshme.

Kuptuam se që të vazhdosh të jesh një hap para të tjerëve, duhet të trajnohesh.

Tashmë, tregu i biznesit së dy motrave ka kapërcyer kufijtë për të shkuar deri në Dubai, aty ku punimet artizanale preferohen shumë.

Dëshira më e madhe është të konfirmohemi si një brand ndërkombëtar, ndërsa jemi duke ndërtuar website-in për blerjet online.

>

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE