Sara flet për marrëdhënien e lënë pezull me boksierin
Ditën e sotme, Sara ka sjellë në vëmendje lidhjen e saj të lënë pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” me boksierin Jurgen Uldedaj.
Sara iu rrëfye Erjolës duke i thënë se mes saj dhe boksierit gjërat nuk janë sqaruar përfundimisht, diçka që e bën atë të ndjehet keq pasi ka krijuar një romancë të re me Bardhin.
“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani”, thotë Sara.
Më tej ajo ka treguar se sot Jurgeni ka një ndeshje boksi dhe i ka uruar fitoren publikisht.
“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht”
S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb”, tregon më tej Sara.
E pyetur nga Erjola se cili do të ishte reagimi i saj nëse shtëpisë së”Big Brother VIP” do ti bashkohej edhe boksieri, Sara tha:
“E di që s’do të vinte këtu. Është shumë karakter dominant, alpha, i fortë. Kurrë s’do ta vinte veten në këtë situatë”.
“Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Kam arritur ta njoh si njeri, ta dua si njeri. Kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Halle, gëzime, çdo gjë bashkë i kemi kaluar.
E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Nuk e urrej apo përçmoj. Ngaqë e kam aty lart atë, kam edhe familjen e tij. Vetëm paqartësia më vret, sepse ai i shikon të gjitha…”, vazhdon diskutimi mes Sarës dhe Erjolës.
Më tej Erjola e ka këshilluar Sarën për kryqin që ia ka dhuruar boksieri ta heqë pasi tashmë ka një lidhje me Bardhin.
“Doja të të thoja për kryqin hiqe se duket keq që ta ka dhuruar ai. Sa e çuditshme që po bëjmë këtë muhabet kur unë jam shoqe e Bardhit”, thotë Erjola.
“Bardhi e respekton të kaluarën time, e di situatën që kam lënë jashtë”, vazhdon Sara.