Vetëm se nuk ndihej rehat, atletja më tërheqëse në botë refuzon ofertën gjashtë-shifrore nga një markë e modës!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Vetëm se nuk ndihej rejat, atletja më tërheqëse në botë refuzon ofertën gjashtë-shifrore nga një markë e modës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//vetem-se-nuk-ndihej-rejat-atletja-me-terheqese-ne-bote-refuzon-oferten-gjashte-shifrore-nga-nje-marke-e-modes.jpeg)
Atletja e famshme gjermane, Alica Schmidt shpesh ankohej për të ardhurat e ulëta në botën e sportit, ndërsa tani ajo ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë gjashtë-shifrore nga një markë e modës, sepse nuk ndihej rehat. Aktualisht 25-vjeçarja është një yll i vërtetë i sportit gjerman. Ajo prej kohësh është cilësuar nga mediat si “atletja më tërheqëse në botë”.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Alicia Schmidt u ankua për të ardhurat e ulëta në botën e sportit. Vitin e kaluar ajo pretendoi se rroga e saj kryesore vinte nga fondacioni gjerman sportiv Sporthilfe, i cili e paguan 700 euro në muaj vetëm se është pjesë e kombëtares së këtij vendi.
Por, pavarësisht asaj rroge bazë modeste, Schmidt zbuloi për Bild se ajo refuzoi një kontratë gjashtë-shifrore nga një markë mode, emrin e së cilës nuk donte ta zbulonte.
Para dy muajsh mora një ofertë nga një markë me famë botërore. Nuk u ndjeva rehat edhe pse ishte një ofertë gjashtëshifrore për vetëm një fushatë.
Gjatë gjithë karrierës së saj, sportistja foli për problemet e sportistëve për të gjeneruar të ardhura të rregullta, duke thënë se paratë që fiton në terrenet sportive nuk mjaftojnë për të jetuar.