Aksident në Memaliaj, një person humbi jetën, dy të tjerë u plagosën!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në Memaliaj, një person humbi jetën, dy të tjerë u plagosën!

Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë Qesaratit në Memaliaj.

Në aksident janë përfshira tre mjete. Ndëkohë dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga ana tjetër për shkak të aksidentit OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energjia të kthehet së shpejti pasi grupet janë në terren.

 Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po sot një tjetër aksident u  regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht në afërsi të një zone të banuar.

Mësohet se një automjet tip Mercedes ka humbur kontrollin dhe si pasojë e lagështisë ka dalë nga rruga duke goditur dhe dëmtuar nje shtyllë të tensionit të lartë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar.

Nga ana tjetër për shkak të aksidentit OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energjia të kthehet së shpejti pasi grupet janë në terren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE