Edi Rama mbledh sot asamblenë socialiste! Në fokus riorganizimi i partisë

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edi Rama mbledh sot asamblenë socialiste! Në fokus riorganizimi i partisë

Socialistët mbledhin sot Asamblenë e Partisë, ku në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë, i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama, me synimin që viti zgjedhor t’i gjejë gati.

Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja

Asambleja do të mbahet me dyer të mbyllura, ku veç organizimit të partisë nuk do të mungojnë as mesazhet politike.

Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS, në një intervistë për Top Channel të premten, shpjegoi këtë proces me synimin final marrjen e një mandati të katër qeverisës.

“Faza e parë është ri-energjizimi organizatave të PS. Është kërkuar me një formulë të re që e gjithë trupa e Asamblesë Kombëtare që është një trupë rreth 400 anëtarësh janë shpërndarë në terren sipas parimit jo atje ku bëjnë jetën e partisë por për të monitoruar, audituar punë  dhe problematikat në të gjithë situatën partiake. Natyrisht se çfarë duhet të bëjmë që të garantojmë fitoren e vitit 2025 të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Ky proces riorganizimi i PS-së, ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.

Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresin e PS. Kongresi i ri, do të zgjedhë asamblenë e re, e kjo e fundit do të votëbesojë anëtarët e rinj të Kryesisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE