Presidenti Biden telefonatë me Netanyahun: Mos nis operacionin ushtarak pa garantuar sigurinë e rreth 1 milion personave të strehuar në Rafah!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Biden telefonatë me Netanyahun: Mos nis operacionin ushtarak pa garantuar sigurinë e rreth 1 milion personave të strehuar në Rafah!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.

Telefonata e Preidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte “e tepruar”.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqëndrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE