Shokuese! Pas daljes, Meri e revoltuar me TCH dhe BBV! I kthehet moderatores: “Prisnit të bëja seks me…! Media të pastrohet nga llumi!”

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shokuese! Pas daljes, Meri e revoltuar me TCH dhe BBV! I kthehet moderatores: “Prisnit të bëja seks me…! Media të pastrohet nga llumi!”

Duket se Meri Shehu nuk e ka pritur aspak mirë eleminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” mbrëmbjen e djeshme.

Astrologia ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku u duk mjaft e revoltuar dhe “e hidhur”, tek e nisi fjalinë me një thumb.

“Tani që dole nga BBV, të vjen më shumë keq që e le Ilnisën vetëm apo që nuk hoqe dot Gazin? ”, e pyeti moderatorja, ndërsa Meri u revoltua.

Ajo tha se ‘gazetarët nëpër media’, pa përmendur emra, prisnin që ajo të bënte seks me Gazin.

E revoltuar, ajo shtoi më tej se media shqiptare duhet të pastrohet nga llumi dhe se nuk i ka ndodhur në kaq vite një situatë e tillë. “Unë kam familjen time, Gazi të tijën”– u shpreh ajo.

Meri e pa pyetjen e Enxhit për Gazin si tendencioze, ndaj iu kthye: “Ku e pe ti marrëdhënien time të afërt me Gazin që më pyet?”, mirëpo Enxhi u shpreh se pyetja erdhi për shkak se Meri ishte në nominim me Gazin dhe Ilnisën.

Për të ç’tensionuar situatën, Enxhi Nasufi, e habitur nga ç’ka dëgjoi, tha se uron që këto fjalë të Merit të venë në veshin e duhur të personit që i ka thënë këto fjalë e më pas për të kthyer pozitivitetin, kërkoi të transmetohej klipi me momentet e Merit. Mirëpo kjo e fundit nuk u mjaftua me kaq, por u kap edhe me montazhierin që kishte realizuar klipin.

“Nuk janë dhënë fare gjërat që kam bërë ndryshe. Ai që ka bërë montazhin ka vendosur ato që nuk ka bërë dot në jetën e vetë…Montazhi mund te kapte diskutimet, llogjikën, aleancat, debatet..Montazhi ka patur nevojë për luksin e të qenit i hapur dhe i pavarur, media shqiptare të behet e këndshme me të gjithë…Të mësohen kanalet shqiptare si të jenë të drejta dhe të lirshme”

Në një tjetër moment, pasi Enxhi e cilësoi Merin si një personazh që fitoi shumë simpati, ajo ia ktheu: “Simpatinë e kam patur gjithmonë, nuk e kam fituar nga Big Brother!”

Duket se Meri e ka pikërisht me “Top Channel” gjithë këtë mllef, pasi këto fjalë të saj këtë na lënë të kuptojmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE