Një histori dashurie me pedagogen, Endrik Beba: “Lëndët e saj i mora 10…”

vovalbania February 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Një histori dashurie me pedagogen, Endrik Beba: “Lëndët e saj i mora 10…”

Mbrëmë Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë për të treguar nga një sekret. Më pas të gjithë do të tentonin të gjenin se kujt i përket secili sekret dhe ai që gjen më shumë, do të bëhet lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari Endrik Beba tregoi se në moshën 20-vjeçare është njohur me një vajzë më të madhe ai në moshë, në një ndër lokalet e Tiranës, aty ku dhe punonte. Endriku shton se më pas vazhdoi një romancë me të. Ai tha se më vonë zbuloi se ajo ishte pedagogia e tij, lëndët e së cilës i kishte marrë 10 megjithëse nuk shkonte asnjëherë në mësim.

Kur kam qenë 20 vjeç, këndoja në një nga lokalet në Tiranë nga e marta deri të dielën dhe punoja deri në orën pesë. Gjatë kësaj kohë nuk shkoja kurrë në leksionet ose seminaret. Njoha një vajzë aty që ishte pak më e madhe se unë dhe filluam duke u ngacmuar. Filluam një histori bashkë. Në momentin që erdhi koha për të dhënë provimet shkoja për të shikuar a më kishin vënë mungesa apo jo dhe në të gjitha lëndët kisha ngelur por 2 lëndët e kësaj që s’e dija që e kisha pedagoge kam marrë dy 10-ta.

Mbrëmjen e të shtunës modelja Sara Gjordeni ka hedhur dritë për herë të parë për marrëdhënien me këngëtarin Endrik Beba, e cila sipas saj përfundoi në terma jo të mirë. E pyetur në Big Brother Vip, Sara ka rrëfyer se sa e shkatërruar ka dalë nga kjo marrëdhënie, duke e konsideruar atë zhgënjimin e saj të parë. Sipas saj, dyshja kanë qenë të fejuar, por Endriku u rikthye te ish-e dashura duke lënduar atë dhe familjen e saj të cilët ishin në dijeni dhe madje ishin takuar me të.

Mirëpo, i pyetur mbi këtë çështje këngëtari konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka qenë serioze, pasi ka pasur prezantime familjare, megjithatë nuk ka qenë një fejesë zyrtare por rrethanat e detyruan të njihte prindërit e saj. Endriku tha se ka shumë respekt për historinë që kanë pasur dhe se e vlerësonte Sarën si njeri. Sipas tij, në atë kohë ishin të dy të rinj që ishin nuk ditën ta menaxhonin situatën si duhej dhe gjërat u kthyen në intensive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE