Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas përfshihet në listën e më të kërkuarve nga Rusia!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas përfshihet në listën e më të kërkuarve nga Rusia!

Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Sipas asaj që bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve ruse “Tass”, Ministria e Brendshme ka përfshirë gjithashtu Sekretarin e Shtetit të Estonisë, Taimar Peterkop dhe ministrin lituanez të Kulturës, Simonas Kairys në listën e personave të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve policore të cituara nga Tass, “është hapur një rast kundër Kallas dhe Peterkop për shkatërrim dhe dëmtim të monumenteve të ushtarëve sovjetikë”.

Të dy “janë vënë në listën e të kërkuarve si pjesë e këtij rasti”, tha burimi për agjencinë. Javën e kaluar, Rusia thirri të ngarkuarit me punë të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, duke i akuzuar ata për “sabotim” të zgjedhjeve presidenciale të marsit të Rusisë, duke refuzuar të garantojnë sigurinë e qendrave të votimit në ambasadat ruse në territorin e tyre.

Në mesin e janarit, Letonia dhe Estonia vendosën t’i japin fund marrëveshjeve të tyre të ndihmës ligjore me Rusinë, duke përmendur sulmin e Moskës ndaj Ukrainës. Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, vizitoi vendet baltike në janar.

Në janar, Estonia refuzoi gjithashtu zgjatjen e lejes së qëndrimit të kreut të Kishës Ortodokse Estoneze të Patriarkanës së Moskës, një shtetas rus, duke besuar se ai përfaqësonte një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, një gjykatë ushtarake ruse e Apelit, ka dënuar me 5 vjet burg sociologun Boris Kagarlitsky, një kundërshtar i luftës në Ukrainë.

Gjykata e rriti ndjeshëm dënimin e shkallës së parë, që përfshinte lirimin e profesorit të universitetit marksist dhe një gjobë prej rreth 6000 euro.

Kagarlitsky u akuzua për “justifikim të terrorizmit”, sipas avokatit të tij, për një postim në të cilin ai analizonte pasojat ushtarake të sulmit në urën e Krimesë në tetor 2022. Sociologu u arrestua më 25 korrik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE