Një buqetë me lule të ngrënshme për Shën Valentin, dhurata unike e këtij restoranti në Francë!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një buqetë me lule të ngrënshme për Shën Valentin, dhurata unike e këtij restoranti në Francë!

Një restorant në Tuluzë ofroi një dhuratë të pazakontë dhe unike në prag të Ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt. Bëhet fjalë për një buqetë me lule të bëra nga ëmbëlsirat. Kjo dhuratë përmban lule prej karamelesh dhe kek, të gjitha të zbukuruara me lule të vërteta, të thata.

Klientët mund të zgjedhin buqeta sipas shijes së tyre, lule karamele me çokollatë, vanilje ose limon me ëmbëlsira të vogla në ngjyra të ndryshme, ose tortën e famshme “madeleine”, të përjetësuar nga shkrimtari i madh Marcel Proust, me shije limoni ose portokalli. Buqeta mund të përfshijë ‘pralina’ me shije trëndafili ose biskota me shije vjollce. Çmimi i buqetave varion nga 15 deri në 30 euro.

Ndërkaq, rojet e një burgu të vjetër anglez po u ofrojnë çifteve mundësinë për një darkë në qeli, vetëm për 199 euro.  Burgu i Oksfordit në Angli, i cili ishte aktiv një mijë vjet më parë, pritet të shndërrohet në një restorant me menu shumë më të mirë se ushqimi normal në një burg. Të ftuarit mund të zgjedhin të darkojnë në qelitë e kriminelëve famëkeq si vrasësit e akuzuar Mary Blandy ose Anne Greene. Tavolina e ndriçuar dhe me trëndafila të kuq është ambienti i darkës që për pjatë kryesore mund të ketë mish por edhe opsione me ushqime vegjetariane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE