Arbër Hajdari ka dicka për të thënë për lidhjen që Sara ka lënë pezull jashtë BBV
Arbri i ka përmendur spektaklin e sotëm Sarës bisedën e saj me Erjolën ku i tregonte varësen e personit me të cilin ka lënë një lidhje pezull jashtë. Ai i ka thënë se ajo nuk është aq e drejtpërdrejtë me Bardhin sa pretendon dhe reagon në mënyrë impulsive gjatë bisedave me të.
Mbrëmjen e djeshme gjatë “prime-t” të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka sjellë në vëmendje një deklaratë të Sarës të bërë pak ditë më parë në një diskutim me Erjolën.
Ajo tregoi se pavarësisht se tashmë ka krijuar lidhje me Bardhin, para se të hynte në “Big Brother VIP” ka lënë një lidhje pezull.
Për këtë, opinionisti tha: “Sara. Situata kur Bardhi kishte patur një fillim njohjeje para dy javësh solli një reagim dhe një mënyrë komunikimi nga ana jote që ishte shumë impulsiv. Pse nuk ishte Bardhi personi që t’i tregoje për boksierin por ishte Erjola? Gjatë kohës që je me Bardhin vazhdon të mbash një varëse në qafë. Në bisedën që ke bërë me Erjolën ke thënë kam lënë një lidhje jashtë, e cila nuk është definitive e ndarë prej jashtë. I kam dëgjuar nga ty”, tha ai.
Megjithatë, Sara u shpreh se në deklaratën e saj, ajo e ka shprehur hapur se kjo lidhje kishte ngelur pezull para se të njihej dhe të lidhej me Bardhin, duke shtuar se tashmë ajo e ka mbyllur përfundimisht lidhjen e lënë jashtë programit.