Identifikohet autori i grabitjes në dyqanin e celularëve në rrugën “Myslym Shyri”/5 mijë euro për kapjen e tij!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Identifikohet autori i grabitjes në dyqanin e celularëve në rrugën “Myslym Shyri”/5 mijë euro për kapjen e tij!

Identifikohet autori i grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Policia zbardhi rrethanat e ngjarjes dhe grabitësi është identifikuar si shtetasi Afrim Dulaj 43-vjeç. Ai kërcënoi me armë zjarri punonjësit e dyqanit dhe arriti të merrte disa aparate celularë.

Drejtoria e Policisë  Tiranë vendosi shpërblim 5 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, sipas policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE