Mbledhjen e komitetit Ekonomik e Social europian, Rama takohet me Von der Leyen dhe Michel: Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
Ai u takua me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Rama publikoi në Facebook foto me Von der Leyen, të realizuara gjatë takimit.
Ndërohë më parë kryeministri i Shqipërisë u takua presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e komitetit Ekonomik dhe Social europian.
Në një postim në platformë n “X”, Michel tregoi se ka diskutuar me Ramën të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Me Edi Ramën, diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan ai.