Mos e fusni iPhone-in në oriz, Apple paralajmëron për dëmet që po i shkaktoni!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e fusni iPhone-in në oriz, Apple paralajmëron për dëmet që po i shkaktoni!

Deri vonë është besuar se nëse vendosni smartfonin tuaj në një pjatë me oriz pasi është lagur do të kthehet në normalitet, por në fakt vetëm sa jeni duke e dëmtuar. Nëse iPhone juaj laget, një veçori e re dërgon një alarm duke ju paralajmëruar se telefoni juaj është i lagur dhe duhet të prisni për ta karikuar.

Gjiganti teknologjik Apple këshillon përdoruesit të mos vendosin telefonat e tyre të lagur në oriz. Ndërkaq, ata paralajmëruan se:

Nëse vendosni telefonin në oriz atëherë grimcat e vogla mund të dëmtojnë iPhone-in tuaj. Mos e thani gjithashtu me burim të jashtëm nxehtësie. Mos fusni as pambuk në portin karikues.

Apple rekomandon që ta tundni butësisht telefonin për ta nxjerrë ujin nga pajisja. Pas kësaj, lini iPhone tuaj në një zonë të thatë me rrjedhje ajri, prisni gjysmë ore dhe më pas përsëritni procesin. Rikujtojmë, se Apple ka paraqitur tashmë planet e saj për iPhone-in e parë të palosshëm. Qëllimi i iPhone nuk është vetëm hyrja në këtë treg, por edhe zëvendësimi i kategorisë iPad mini me iPhone të palosshëm.

Karakteristikat teknike të këtij produkti të ri nuk janë vendosur ende, Apple po bën teste me parametra të ndryshëm, si madhësia, pesha, diagonalja e ekranit, procesori etj. Kompania amerikane tashmë po shkon universalisht drejt kësaj teknologjie. Së shpejti pritet të prezantohet një iPad Pro OLED, ndërsa duke pasur parasysh zhvillimin e iPhone të palosshëm me ekran OLED, nuk do të shohim një iPad mini me karakteristika të tilla. Apple tashmë është duke punuar me Samsung Display dhe LG Display për mostrat e para të ekraneve të palosshme dhe së shpejti do të fillojnë testimet në madhësi më të mëdha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE