Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 14 shkurt 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira të pakta e deri mesatare në orët e mëngjesit e të mesditës në relievet malore në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa moti i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës në pjesën tjetër të territorit.
Mjegull/Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi 10-15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
4/15
Diell
Kukës
2/11
Re diell
Lezhë
4/14
Diell
Dibër
0/10
Re diell
Durrës
6/17
Diell
Tiranë
5/17
Diell
Elbasan
4/16
Diell
Berat
3/17
Diell
Vlorë
4/16
Diell
Korçë
1/9
Re diell
Gjirokastër
1/11
Diell
Sarandë
5/17
Diell