Aktorja e njohur Sharon Stone ankohet se miqtë e lënë gjithmonë të paguajë ajo!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Sharon Stone ankohet se miqtë e lënë gjithmonë të paguajë ajo!

Aktorja e njohur Sharon Stone është ankuar në intervistën e fundit për “InStyle” duke zbuluar se në çdo tavolinë, edhe kur ka 15 veta të ftuar, ajo është personi që paguan. “Dal për darkë, me 15 persona në tavolinë dhe kush e merr faturën? Sigurisht unë. Paguaj mbi 3000 dollarë gjithmonë, sa herë shkoj në një restorant”,-u shpreh aktorja.

“Është shumë e shtrenjtë të jesh i famshëm”,-vazhdoi 65-vjeçarja më tej. Edhe pse pasuria e saj i kalon 40 milionë dollarët dhe vazhdon të rritet, Sharon mendon se jeta e saj është shumë e shtrenjtë. Ylli i filmave ka zbuluar së fundmi në podcastin “Ladygang” se ka shumë njerëz që duan të flenë me të tani në moshën 65-vjeçare, po aq sa dhe më parë. “Mendoj se jam më seksi tani se ç’kam qenë ndonjëherë”,-tha aktorja.

Jam në të 60-at e mia. Njerëzit mendojnë se askush nuk t’i hedh sytë. E vërteta është se ka shumë njerëz që duan të flenë me mua tani, po aq sa dhe më parë. Nuk është ajo gjëja kur ti hyn në një dhomë dhe çdo djalë thotë ‘Oooo’!

Sipas aktores, fakti që nuk je aq e lehtë, sa kur ishe e re, mund t’i bëjë burrat të shmangin gratë më të mëdha në moshë. Më herët Stone është shprehur se nuk do të ketë lidhje me askënd nën moshën 45 vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE