Kryeministri Rama i uron mirëseardhjen sekretarit Blinken!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama i uron mirëseardhjen sekretarit Blinken!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot viziton për herë të parë Shqipërinë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen zyrtarit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili drejton diplomacinë e Uashingtonit.

Mesazhi i shefit të qeverisë, Edi Rama vjen vetëm pak orë para takimit me Blinken-in të parashikuar rreth orës 16:15 minuta dhe që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp me sekretarin e Shtetit, më 18:10 minuta.

Gjatë qëndrimit rreth 8 orësh në Tiranë, axhenda e Antony Blinken-it shënohet nga një sërë aktivitetesh e takimesh, përfshirë me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë e me të rinj që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP. Takimet nisin me këta të fundit, rreth orës 11:00.

Axhenda e plotë:

Rreth orës 11:00 zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE