“Nuk e prisja, kisha llogaritë e mia në kokë…”/Elvis Myrta flet mbi eksperiencën e tij në BBV3 dhe nominimin e Gracianos!
I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë i eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta. Ai foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, por duke shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe kë sheh si më të fortë…
Si i shikon debatet që krijohen brenda në shtëpi?
Nuk është tension psikologjik, as aktrim, janë situata që i përdorin vetë, i krijojnë vetë, vetëm e vetëm për të kapur ‘prime-in’. I shkelnin syrin njëri-tjetrit. Fshihen pas fjalës ‘lojë’. Jo çdo gjë është lojë aty, mund të ketë pak ekzagjërim për të fituar vëmendje.
Lidhur me ofertën e punës në Top Channel, e bërë pasi doli nga shtëpia, Lisi u shpreh:
Nuk kam patur kohë të flas. E mirëpres dhe i them faleminderit Top Channel. Dhe shpresoj të jem pjesë e kësaj familje të madhe.
Ndërkohë nominimi i Gracianos bëri që ti të dilje, si e komenton këtë?
Jam i zhgënjyer. Që në momentin që filloi të fliste për shoqërinë, i thashë Romeos që do jemi ‘unë, ti dhe Heidi’. Nuk e besoi ai, por ja që kështu doli. Nuk e prisja të dilja kaq shpejt, sepse për mua ishte akoma herët. Edhe unë kisha llogaritë e mia në kokë. Është një mundësi që të vjen vetëm një jetë në jetë. Të gjithë ata që e marrin këtë ofertë duhet ta provojnë.
Në nominim për këtë javë është Egla, Endriku dhe Françeska. Cili prej tyre mendon se do të lërë shtëpinë të shtunën?
Mes Endrikut dhe Françeskës, them Endriku sepse nuk po përshtatet në lojë. Kurse Françeska ka hyrë në lojë. Endriku i është përshtatur banorëve, por nuk është futur ende në lojë, prandaj them se rrezikon Endriku.