“A do bëje seks për të shkuar në finale?” Ja si përgjigjet Ilnisa!
Vetëm pak më parë banorët e BBV kanë luajtur një lojë me pyetje anonime, pra secili mund të shkruaj një pyetje për një nga banorët, të cilët më pas do të përgjigjen ama personi që e ka shkruar nuk do të zbulohet.
Shumë prej pyetjeve ishin mjaft pikante dhe ajo për Ilnisën nuk mbetet pas.
E pyetur nëse do të kryente marrëdhënie seksuale brenda në “Bbv” për të shkuar në finale, Ilnisa refuzoi të përgjgijej dhe gjithashtu Meritonit nuk i pëlqeu aspak pyetja.
Pyetja: A do arrish të bësh seks për të shkuar deri në finale?
Ilnisa: Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes. Mendoja se në këto moment pyetjet do të ishin… Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni…
Meritoni: Çfarë janë këto pyetje, s’jeni normal…