Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese!

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i votuar i Himarës.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për Fredi Belerin, i cili kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, do të zhvillohet më 19 mars 2024, ora 10:00.

Përveç lejes për t’u betuar, Beleri kërkon gjithashtu dhe shfuqizimin e dy vendimeve të GJKKO, atë të datës 1 qershor dhe atë të 22 majit.

Gjykata ka publikuar vendimin në një kohë kur SPAK dha pretencën për Belerin, duke kërkuar 2.6 vite burg pasi akuzohet për blerje votash. Nga ana tjetër SPAK për Pandeli Kokaveshin ka kërkuar 2 vite burg, për të cilat sugjeron që të konvertohen në shërbim prove.

Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.

Kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, e cila vendosi arrestimin e Belerit, pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, gjë që nuk e pengoi Belerin të votohej si kryetar i Bashkisë së Himarës me 19 vota në favor kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE