Humbja ndaj Partizanit në derbi nuk është përtypur mirë, ja çfarë tha presidenti Halili…
Partizani ka fituar sot derbin ndaj Tiranës me shifrat 2-1 dhe për të kuqtë, ky sukses kishte shumë rëndësi. Pikë së pari se është derbi ndaj rivalëve të përhershëm, së dyti se e ndihmon ekipin të dalë nga kriza e rezultateve dhe të kthehet në vendin e dytë, ndërsa së treti sepse i ka dhënë një avantazh të rëndësishëm për “Final Four” ndaj bardhebluve.
Nga ana tjetër, presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli menjëherë pas humbjes në derbi ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për gazetarët, numri 1 i bardhebluve u shpreh: “Unë vazhdoj të kem besim te skuadra. Besoj se e pamë të gjithë, ne pësuam gol nga një episod. Derbi është derbi kaq luhet, për një gol luhet. Duhet të shikojmë rastet e krijuara dhe të humbura, sot ato ishin kundër nesh. Ne do vazhdojmë rrugën që kemi nisur, pavarësisht se kemi pësuar shumë gola. Shpresojmë që nga java në javë ta sistemojmë këtë gjë. Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi, shpresojmë të na kthehet dhe portieri Selmani. Do kemi më shumë siguri në mbrojtje. Portierët e rinj janë e ardhmja jonë, në të ardhmen shpresojmë të bëjnë më mirë. Skuadra ka goxha brumë brenda. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe kampionati shqiptar. Në javët e ardhshme 100 % do të kemi ndryshime dhe do të ecim përparpara. Nuk po flas për formulën, është diçka që është bërë, shikojmë çdo bëhet në të ardhmen. Do të jemi 100 % pjesë e katërshes”, u shpreh Halili.