“Mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi”/ Rama publikon momentet ‘pikante’, çfarë u pa nga vizita e Blinken në Tiranë!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi”/ Rama publikon momentet ‘pikante’, çfarë u pa nga vizita e Blinken në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken.

Në një moment në pamjet filmike të takimeve të risjella në vëmendje nga Kryeministria, është shkëputur edhe një fragment i fjalës së zyrtarit të lartë amerikan, teksa ky i fundit shpreh mirënjohjen për marrëdhëniet dhe partneritetin e jashtëzakonshëm midis Shqipërisë dhe SHBA.

Sipas Blinken, përgjatë këtyre tre vite e gjysmë nuk ka pasur një moment kur kryeministri Rama të mos jetë reshtuar krahë aleatëve në kohë të vështira.

 “Zoti Kryeministër jam shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju. Jam mirënjohës jo vetëm për këtë, por edhe për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne kemi. Më duhet të them se Kryeministri është një lider dhe partner i mrekullueshëm. Në këto tre vite e gjysmë nuk ka pasur një moment ku teksa ne jemi përballur me sfida, kryeministri të mos jetë reshtuar krah nesh. Jemi mirënjohës që i kemi përballur këto sfida së bashku”- tha Blinken.

“Mirëmëngjes dhe me disa momente në para e prapaskenë me Sekretarin e Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama.

Vlen të theksohet se, Blinken është Sekretari i gjashtë Amerikan që vjen në vendin tonë. Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtari amerikan u takua me krerët më të lartë të vendit, si dhe drejtues të sistemit të drejtësisë, përfshirë kreun e Prokurorisë së Posaçme, Antikorrupsion, Altin Dumani. Blinken përcolli edhe një mesazh për drejtësinë në vendin tonë. “Është e rëndësishme të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimi në BE dhe që populli meriton…”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE