Mund të jetë tregues se ke një partner abuziv, e kemi fjalën për pagjumësinë tuaj!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të jetë tregues se ke një partner abuziv, e kemi fjalën për pagjumësinë tuaj!

Mungesa e gjumit mund të jetë tregues i problemeve serioze me marrëdhënien tënde romantike. Psikologia Deborah Gilman, e specializuar në traumat e familjeve dhe të rriturve, shpjegon se mungesa e gjumit ka raste kur përdoret si mjet abuzimi nga partneri. “Pra, një nga partnerët e shtyn personin që ka në krah të rrijë pa gjumë dhe e nxit në mënyra të ndryshme që të mos flejë mjaftueshëm për ta pasur më të lehtë dominancën në marrëdhënie”,-shpjegon ajo.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për funksionimin e trupit në tërësi, çdo ditë. Nëse dikush nuk fle mjaftueshëm, të nesërmen jo vetëm do jetë i rraskapitur, por as nuk mendon dot qartë. Me këtë taktikë, personi që e përdor mund të arrijë të marrë çdo gjë prej personit tjetër vetëm sepse fiton kontroll mbi të.

Shenjat që duhet ta kuptoni këtë janë zgjimet pa arsye nga partneri gjatë natës, që bëhen të shpeshta dhe të palogjikshme, bisedat e orëve të vona jo vetëm zgjaten, po kthehen në shqetësim të përditshëm që ta bën të pamundur të flesh e qetë, ndjesia e fajit përdoret si taktikë në çdo moment dhe ushqehet nga biseda të rastësishme, vetëm ose në prani të të tjerëve, njen se partneri zgjohet për të të vëzhguar herë pas here si dhe krijimi i zhurmave dhe rrëmujës së qëllimtë në ambientet ku ti po fle.

Ndërkaq, magnezi është vlerësuar si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. “Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,”-thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE