Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ‘zbërthen’ takimin me Dumanin dhe krerët e drejtësisë: Luftë korrupsionit, reforma në drejtësi thelbësore!
Në vizitën e tij të parë në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Për këtë arsye, sekretari i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, për t’i inkurajuar dhe treguar mbështetjen në punën që bëjnë.
Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e drejtësisë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh, duke theksuar se reforma në drejtësia është thelbësore për vendin tonë, si edhe rrugëtimin europian që kemi nisur. Një përgëzim ka për luftën ndaj korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.