Egla thyen rregullat e Big Brother: “Mua më është bërë gjyq”!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla thyen rregullat e Big Brother: “Mua më është bërë gjyq”!

Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro. Ja si i komentoi sot ajo këto dinamika.

Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.

Ledjona iu përgjigj si më poshtë këtyre komenteve të Eglës.

Nëse ka një person që ofendon nga mëngjesi në darkë është Egla. Nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën e që thotë. Egla më ka prekur dhe me duar dhe e kam toleruar, nuk kam reaguar. Banorëve duhet t’i kërkojë falje të gjithëve, jo vetëm atyre që u intereson. Kemi ndenjur pa ujë prej saj. Personi më hipokrit këtu je ti Egla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE