Rrahu rojen e shkollës në Elbasan, lëshon urdhërarrest për prindin!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrahu rojen e shkollës në Elbasan, lëshon urdhërarrest për prindin!

Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, prokuroria ka lëshuar një urdhërarrest për prindin që rrahu rojen e shkollës “Qamil Guranjaku”, në Elbasan. Për motive të dobëta, 40 vjeçari Durim Koçi e goditi me grushte 70-vjeçarin në vendin e punës, në prani të fëmijeve. Koçi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, i cili bën fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K, i vitlindjes 1984.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, më datë 17.02.2024 nga Prokurori i çështjes është nxjerrë urdhëri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Në një tjetër zhvillim, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 2” u vetëdorëzua në polici. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni u sekuestruan 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, katër armë zjarri pistoleta, një armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 milion e 186 mijë lekë, 11 mijë e 610 euro dhe 630 paund.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë ndaluar shtetasin:

– G. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është vetëdorëzuar në Polici pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE