“Nuk pata interes”, Dea Vieri reagon pas videos virale ku prekej me Romeon
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Nuk pata interes”, Dea Vieri reagon pas videos virale ku prekej me Romeon](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//nuk-pata-interes-dea-vieri-reagon-pas-videos-virale-ku-prekej-me-romeon.jpg)
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një moment i Dea Vierit dhe Romeo Veshajt u bë viral në rrjet.
Aktori shihej teksa prekte afër pjesëve intime Dean, ndërsa kjo e fundit nuk shihej ta kishte problem.
Pikërisht për këtë moment, Dea është pyetur sot nga Ronaldo Veshaj teksa ishte e ftuar në “Fan Club”.
“A e ke parë videon”, e pyeti Ronaldo.
“Po e kam parë. Ishte thjesht një moment afrimiteti, vetëm kaq domethënë, një prekje kaq. Nuk e zhvillova sepse nuuk pata interes të zhvilloja diçka me Romeon. Nuk më pëlqeu”, tha Dea.