Dea Vieri komenton çiftet e “BBV3”: Kam dyshime te Heidi dhe Romeo, ata e dinë që…

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Vieri komenton çiftet e “BBV3”: Kam dyshime te Heidi dhe Romeo, ata e dinë që…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorja e “BBV3” Dea Vieri dhe djali i një prej konkurrentëve aktualë, Rei Ujkashi.

E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea komenton çiftet e “BBV3”.

Te Sara dhe Bardhi kam shumë dyshime.

Te Romeo dhe Heidi kam shumë dyshime, të dy e dinë që një raport ecën shumë në Big Brother…

Kujtojmë, se një video u bë virale mes saj dhe Romeos, teksa dukeshin shumë të afërt. Dea shprehet si më poshtë.

Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE