“Gjithçka e ka një çmim dhe jam i pazoti…”/ Reagon për herë të parë Endrik Beba pas daljes nga BBVA

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gjithçka e ka një çmim dhe jam i pazoti…”/ Reagon për herë të parë Endrik Beba pas daljes nga BBVA

Endrik Beba ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip.

Edhe pse hyri me shumë pritshmëri, qëndrimi i tij ishte i shkurtër dhe ndoshta ai do të mbahet mend vetëm si ishi i Sarës, pasi nuk mundi të tregojë më shumë se kaq.

Në një postim falenderues ai thotë se: Mund të kisha zgjedhur të isha kushdo: thashethemexhi, intrigant, hakmarrës etj etj. Jo vetëm që nuk desha, por as nuk mundem se i tillë ose je, ose s’je, kështu që zgjodha të jem NJERI, në vend të një grimce fame apo popullariteti më shumë. Patjetër që për këto hyra, por gjithçka e ka një çmim dhe jam i pazoti ta këmbej me dinjitetin dhe personalitetin.
Jam i qartë që këto të fundit marketojnë dhe shesin pak ose aspak dhe në treg patjetër që gjithçka që prodhohet, duhet të shitet, ndaj nuk gjykoj askënd që bën dhe zgjedh të kundërtën.
Mezi prisja të hyja, por me sa duket: “jo gjithçka që shkëlqen, është ar”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE