Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan nënshkruajnë disa marrëveshje!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan nënshkruajnë disa marrëveshje!

Marrëveshjet e firmosura mes republikës së Turqisë dhe Shqipërisë:

  •  Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
  • Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
  • Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
  • Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
  • Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
  • Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ndër të tjera Erdogan theksoi:

“Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lë lart marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike. Kam besim me përpjekjet e sektorit tonë privat do t’ja arrimë kësaj shifre në një kohë të shkurt. Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes agjencisë tika. Marrëveshja që nënshkruam pak më parë, do të përforcojë bashkëpunimin tonë. Në konferencën e shtypit që mbajtën në Janar dhamë lajmin e mirë se do të ndërtonim brenda tre muajve një spital në Shqipëri,madje vendosëm një bast. E mbajtëm fjalën dhe e ndërtuam spitalin e miqësisë, do vazhdojmë ta menaxhojmë bashkë këtë spital ku gjejnë shërim pacientët, ashtu si deri më sot do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar”-tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE