Kylie Jenner shfaqet ‘hot‘ me bikini në rrjetet sociale…

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kylie Jenner shfaqet ‘hot‘ me bikini në rrjetet sociale…

Kylie Jenner vazhdon të tërheq vëmendjen e fansave të shumtë me bukurinë dhe postimet e saj në rrjetet sociale. Kylie  është padyshim një prej personazheve më të përfolura të shtypit rozë dhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar dy imazhe ku dukej mjaft tërheqëse. Bukuroshja  e cila numëron 400 milionë ndjekës në këtë platformë, pozoi para kamerës me bikini të zeza dhe me një palë streçe të shkurtra. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon imazhe nga jeta e saj luksoze. Ajo është gjithashtu themeluese dhe CEO e kompanisë Kylie Cosmetics derisa pasuria e saj sipas Forbes është 680 milionë euro.

Nga ana tjetër, bukuroshja e familjes Kardashian, u shfaq me një pamje të re, ku postoi një sërë fotografish seksi për fansat e saj në Instagram Story. Flokët e saj, të stiluar në trendin ‘wet look’, vareshin mbi fytyrën e saj të bërë në mënyrë perfekte, ndërsa ajo mbante vetë kamerën. Ylli shkëlqeu në një fustan të tejdukshëm me temina që ngjitej pas linjave të saj, teksa kalonte pranë fansave të saj që brohorisnin për të.

Rikujtojmë gjithashtu se pak kohë më parë, kanë qarkulluar lajme se Selena Gomez ka qenë duke bërë thashetheme për Kylie Jenner pas një takimi në Golden Globes që u bë virale mes Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Sperry. Treshja ishin ulur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe dukej se po flisnin për shumë tema të ndryshme, duke përfshirë Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, pak pasi Swift u bë subjekt i një shakaje nga prezantuesi Jo Koy. Një video tregoi Sperry duke thënë: “Me Timothee?”, me sa duket duke iu referuar aktorit të filmit “Wonka” dhe të dashurës së tij, ndërsa Swift hap gojën në mënyrë të habitur për çdo gjë që thuhej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE