Rithemelimi proteston para kryeministrisë, Noka: Sot jemi të bashkuar, kjo është pranvera shqiptare. Bardhi: Nuk dorëzohemi

vovalbania February 20, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Rithemelimi proteston para kryeministrisë, Noka: Sot jemi të bashkuar, kjo është pranvera shqiptare. Bardhi: Nuk dorëzohemi

Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës e thirrur nga Berisha-Bardhi, ku qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga 1200 forca policie, të cilat janë në gatishmëri në rast të ndonjë indicenti.

Dyert e godinës janë blinduar ndërsa në gatishmëri janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda dhe Forcat Shqiponja. Po ashtu, prezente janë forca zjarrfikëse dhe ambulanca.

Bulevardi po mbikëqyret nga kamerat, të cilat janë pozicionuar sipër godinave.

Ndërkohë, deputetët e opozitës së bashkuar i janë drejtuar sheshit para kryeministrisë për të mbajtur fjalën e tyre. Protestës i janë bashkuar edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj.

Deputeti demorat Flamur Noka është shprehur se kryeministri Rama ndan pasuritë e shtetit si torta.

“Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment, jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë projektin më të errët që i është vënë vendit në këto 33 vite, planin e Ramës për asgjësimin e opozitës. Një personi që po synon prej 11 vitesh, që ka kapur çdo zyrë shteti e pushteti. Që ndan pasuritë e vendit si torta festive që është në krye të çdo afere. Qe udhëton si sheik me avion, të paguar nga taksat tuaja.

Që bën një kopsht këtu mbrapa (kryeministrisë) 4 mln euro, të gjitha me paratë tuaja. Për tekat e tij personale. E pa sot me këtë vërshimin tuaj. Ky person është i vetmi që është i palumtur sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën. Të shkatërronte atë që i prishte ëndrrën për mbretërim. Meqë na bukur Edhe pse korruptoi dhe keqpërdori McGonigalin, përsëri Rama s’ia doli të na nënshtroje rezistencën dhe luftën për liri. McGonigali në SHBA u dënua për aferën për Ramën, po në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar”, tha ai.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në fjalën e mbajtur në podiumin e ngritur para Kryeministrisë është shprehur se opozita kërkon të ndërtojë një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët jo pushtetarët.

“Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi sot këtu për të thënë se duam të ndërtojmë një shtet me një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët jo pushtetarët, të përkushtuar pas të rinjve jo të lidhur kokë e këmbë pas oligarkëve. Sot vërtetë jemi në opozitë dhe kemi kaluar momente të vështria ndonjëherë dhe të padenja për ju. Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë ndonjë opozitë, ju.

Ju jeni pasuria më e madhe që mund të ketë Shqipëria që mbani gjallë frymën e lirisë. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t’u bashkuar dhe jam krenar që ja dolëm të gjithë bashkë për të bërë të mirën për PD për opozitën. Sot bashkë si e vetmja rrugë për t’u përballur me të keqen.

Përballë nesh qëndron vetëm Edi Rama me botën e tij që mbjell pabarazi dhe krim. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë.

Në këto 10 vite Edi Rama ka dështuar, ne nuk kemi frikë ne duam dhe të të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë sepse ne nuk i dorëzojmë lirinë tonë Edi Ramës dhe askujt tjetër. ¼ e shqiptarëve është e varfër. Në një dekadë Shqipëria është kthyer në një vend për oligarkët.

Vendi ynë po jeton në këtë kauzë të madhe pa asnjë prespektivë. Nuk janë kullat që na tregojnë sa të mirë jemi. Afera skandaloze inceneratorëve na tregojnë sa e korruptuar është kjo qeveri. Me korrupsionin e tyre Rama dhe Veliaj zhbëjnë shpresën e tyre”- tha Bardhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE