I jep fund jetës në moshën 36-vjeçare aktorja e filmave për të rritur, Kagney Linn Karter!
Aktorja e filmave për të rritur Kagney Linn Karter i ka dhënë fund jetës në moshën 36-vjeçare. Karter, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qarkun Cuyahoga në Ohio, një qark urban në Cleveland dhe sipas zyrtarëve të policisë ajo dyshohet se e vrau veten me një armë zjarri.
“Fatkeqësisht, me gjithë arritjet dhe talentet e saj të shumta mbresëlënëse, Kagney luftoi me problemet e shëndetit mendor me kalimin e viteve”,-thuhet në njoftimin e tyre. Përpara se të hynte në industrinë e filmave për të rritur, Karter ishte një kërcimtare në Missouri përpara se të shpërngulej në Kaliforni për të ndjekur karrierën e saj të këndimit dhe aktrimit.
E ndjera hyri në industrinë e filmave për të rritur në shtator të vitit 2008, duke regjistruar skenën e parë për studion amerikane Naughty America. Në vitin 2009, Karter kishte qenë në kopertinën e një reviste ekzotike e më pas ishte edhe pjesë e një dokumentari të BBC; njëherësh film i bazuar në jetën e industrisë së filmave për të rritur.