“Kanë rënë pre e rutinës femërore…”/Meri Shehu analizon lojën e meshkujve brenda shtëpisë së “BBV”!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kanë rënë pre e rutinës femërore…”/Meri Shehu analizon lojën e meshkujve brenda shtëpisë së “BBV”!

Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ishte astrologia e njohur Meri Shehu. Meri foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Si fillim, a do të dëshironte Meri të rifutej në “BBV”?

Sapo kisha mbaruar me nivelimin e marrëdhënieve personale. Nëse do të më vinte ftesë prapë nga produksioni do të hyja përsëri. Unë bëra fazën e parë të afrimitetit dhe lojës, faza e dytë do të jetë një pjekuri dhe strategji dhe do të vë në funksion armët e mia biologjike.

Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Nominimi i Sarës që çoi të gjithë meshkujt e shtëpisë në televotim, si e komenton Meri?

Donte të kishte mbështetje femërore sepse është në një pozicion delikat. Është një fat që është aty pas daljes së saj nga publiku. Sara ka studiuar shumë tipe meshkujsh, është mirë në punën e saj. Mendoj se Gazi nuk ka çfarë jep më shumë, është një mburojë e Dedës, janë ushtarë të njëri-tjetrit. Jam midis Gazit dhe Fatjonit. Fajtoni ka rënë pre e Vesës, e kuptova që meshkujt që binin pre e rutinës femerore nuk do të shkonin aty ku duhej. E prisja më të lartë fokusin e inteligjencës tek meshkujt.

Banorët më fallso aty sipas Merit?

Roza shtiret shumë, është ndryshe çdo sekond të ditës pavarësisht se duket sikur tonet i ka të qeta. Edhe Sara është fallso. Meritoni gjithashtu më duket shumë fallso pavarësisht se duket si i sinqertë, ka një impuls që nuk është aspak i vërtetë. Edhe Lejdona pavarësisht se është bërë shumë lidere këto kohë, në lojën e saj lidhet me persona që kanë fuqi dhe dominancë, Jam dakord më Romeon që i tha je ushtare. Romeo analizon shumë mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE