Çfarë ndodhi me këngëtarin? Ermal Fejzullahu habit me postimin e tij: Po lajmëroj largimin tim…
Ermal Fejzullahu ka vendosur që ditën e stome të “provokojë” ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përmes një postimi të bërë në Instastory.
Artisti i dashur i publikut shqiptar, ka lënë të nënkuptohet se do largohet nga rrjetet sociale, duke shkruar:
“Te dashur miq, po ju lajmeroj largimin tim përfundimtar nga këtu, e çmoj pafund miqësine tuaj e mbi të gjitha në disa raste kanë qenë argëtuese. Nuk kam ndërmend të rri më këtu, e as të hy përsëri fatmirësisht, dua tu them që nuk kam asgje kundër njeriu apo do iki për dikë në veçanti. Dua tu sqaroj që respekti nga ana ime për të gjithë ju ka qenë i vërtetë, dhe ju kërkoj ndjesë nëse dikë e kam ofenduar apo lënduar. Po tërhiqem sepse e di që nuk i përkas më këtij vendi. Uroj të jeni mirë dhe të lumtur.
Kjo ishte letra e El Chapo kur la qelinë e tij para se të arratisej nga burgu.”
Mirëpo ky ka qenë mesa duket një rreng që artisti ka zgjedhur t’ju bëjë ndjekësve të tij.