Ndahet nga jeta një nga gazetaret më të suksesshme shqiptare
Është ndarë nga jeta gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar, Afërdita Selimi.
Afërdita Selimi ishte një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë shëndetësore.
Lajmi për vdekjen e gazetares u konfirmua përmes një postimi në Facebook nga “Lidhja e Gazetareve Ekonomike te Shqiperisë”.
“Të dashur Kolegë, Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë. RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës. Në emër të grupit organizator të gazetarëve, dhe si një mik e koleg i Afërditës, Bardhi Sejdarasi dhe Alban Tartari”, shkruhet në postim.