Nuk duroni dot as rrobat që keni veshur…/Mësoni si të kontrolloni emocionet gjatë ciklit menstrual!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk duroni dot as rrobat që keni veshur…/Mësoni si të kontrolloni emocionet gjatë ciklit menstrual!

Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve. Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë.

Ndërkaq, të gjitha bëhemi pak të çmendura gjatë asaj periudhe të muajit. Stresi i punës, shkollës apo lidhjes suaj i bën emocionet edhe me të forta ndaj ju duhet të relaksoheni në mënyrë që të largoheni pak nga problemet e ditës. Mund të meditoni, të bëni joga nëse doni të ndjeheni të qeta, por mund të praktikoni kick-box ose të bëni vrap nëse doni të shfryni mërzitjen.

Nuk duhet të ndiheni të frikësuara për ta trajtuar mirë veten gjatë periodave, por kjo nuk do të thotë t’i futeni me kokë kafeinës dhe ëmbëlsirave. Këto e bëjnë stomakun tuaj të ndihet keq. Nëse do të përfundoni duke i ulëritur të dashurin tuaj për një idiotësi thjesht kërkojini falje partnerit për çfarë thatë dhe bëjeni të kuptoj se nuk i mendoni vërtet ato fjalë.

Nëse ndjeni nevojën për të qarë atëherë bëjeni. Nuk ka asgjë të keqe të derdhësh lot ndonëse nuk ia ke fare idenë se për çfarë po qani. Është një mënyrë për të çliruar stresin ndaj më mirë qani sesa t’i mbani lotët. Mos u ndjeni fajtore për këtë sepse i ndodh të gjithave në këtë periudhë të muajit. Ju nuk duhet të mbylleni brenda gjatë kësaj periudhe por nëse nuk jeni në gjendje të dilni me miqtë tuaj, mos e sforconi veten për të qenë e shoqërueshme. Nuk ka asgjë të keqe të qëndrosh në krevat duke parë filma.  Kalciumi është një mënyrat më të mira për të shpëtuar nga dhimbjet e barkut. Ndaj nëse nuk pushoni së qari nga dhimbjet, provoni të shtoni më shumë kalcium në dietën tuaj.

Cikli normal menstrual zgjat nga 2 deri në 7 ditë dhe nëse shihni që hemorragjia vazhdon 2 ditë më shumë se zakonisht, duhet patjetër të dini nga vjen kjo. Shenja numër 1 e shtatzënisë është mungesa e periodave? Po, kjo është e vërtetë, por jo në të gjitha rastet. Zgjatja e periodave mund të jetë një shenjë se jeni shtatzënë dhe në të njëjtën kohë të mos keni të përziera. Më e mira, bëni një test!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE