Parashikimi i motit, e premte, 23 shkurt 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, si edhe me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht në veriperëndim dhe në jug të territorit. Gradualisht, reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë vendin, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash e të stuhive afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era bëhet intensive dhe hera-herës shfaqet problematike, me shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/16
Re shi
Kukës
3/16
Re diell shi
Lezhë
5/16
Re shi
Dibër
2/14
Re diell shi
Durrës
6/13
Re diell shi
Tiranë
7/19
Re diell shi
Elbasan
6/18
Re diell shi
Berat
4/19
Re diell shi
Vlorë
7/18
Re diell shi
Korçë
2/12
Re shi diell
Gjirokastër
4/17
Re shi diell
Sarandë
6/18
Re shi