Përfundon gjysmë maratonën duke dribluar topin e basketbollit, 24 vjeçari shënon rekord të ri botëror!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon gjysmë maratonën duke dribluar topin e basketbollit, 24 vjeçari shënon rekord të ri botëror!

Ben Duong nga Teksasi ka shënuar rekord të ri botëror Guinness me përfundimin e një gjysmë maratone për 1 orë, 21 minuta e 39 sekonda, ndërsa driblonte me top basketbolli. 24 vjeçari, student i diplomuar në Universitetin e Teksasit në San Antonoi, gjysmë maratonën e përfundoi i 12-ti me radhë.

Në vijën e finishit ai u përshëndet nga maskota e Coyote. Bëhet e ditur se arritjen e Duong e ka festuar edhe ekipi i ligës NBA G, Austin Spurs. “Ne jemi të nderuar për mundësinë për të bashkuar njerëzit përmes përvojave të paharrueshme në komunitet”,-shkroi ekipi. Ndërkaq, rekordi i mëparshëm për driblimin e topit të basketbollit gjatë gjysmë maratonës është vendosur në vitin 2023 nga Chi Kit Cheung për 2 orë e 3 minuta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE