Heidi ‘mes dy zjarresh’, si reagon Romeo?!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Heidi është gjendur ‘mes dy zjarreve’, Romeos dhe Julit. Si është shprehur banorja?!
Nuk është se e kam ndjerë veten mes dy zjarreve. Doja të kuptoja çfarë po ndodh mes dy djemve. Unë mendoj se të dy kanë pozicionet e tyre këtu brenda. Romeon nuk e ka lënduar qëndrimi im. Debatet që kemi patur ne kanë patur fokus tjetër. Unë deri tani arrij t’i ndaj gjërat. Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë. Unë me Julin kemi bërë humor bashkë. Nuk është se kemi folur aq shumë. Kuptohemi me sy, më pëlqen humori. Kam simpati për Julin. Unë ulem përballë Romeos sepse dua ta shoh në sy, ne kuptohemi me sy, prandaj nuk ulemi pranë njëri-tjetrit.
Romeo u shpreh si më poshtë.
Kur nuk po e kërkoj unë pozicionimin pse ju bezdis juve të tjerëve? Kur nuk ndikoj unë, kur nuk flas unë për veten, asnjë nga këta nuk ka të drejtë të flasë.