Benny Bee tregon nga është frymëzuar për “Pa mu” dhe zbulon emrin e artistes shqiptare me të cilën do donte një bashkëpunim!
I ftuar sot në një lidhje telefonike në emisionin “Live From Tirana” ishte artisti Benny Bee. Artisti tregoi më shumë për këngën “Pa mu”, një projekt muzikor që është gjithashtu pjesë e Top List.
Ka qenë një këngë spontane që e kam nisur për një këngëtar tjetër. Por aq shumë u përfshiva te kënga dhe thashë këtë do e bëj për veten. Kisha menduar Elgit Dodën, Dafinën dhe Yll Limanin, por na pëlqeu shumë mua dhe ekipit tim, ndaj e mbajta unë… Çdokush e ka një zemërthyerje nga një ngjarje. Edhe unë kam marrë spunto nga diçka, por jo dedikim.
Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, jo vetëm këngëtar por edhe tekstshkrues, Benny Bee zbulon se sa i vështirë është procesi i krijimit të një kënge.
Ndonjëherë është një proces i lehtë, kur të vjen inspirimi natyrshëm. Ka disa raste kur shkon deri në një javë sepse nuk ke frymëzimin që të nevojitet.
Ndër të tjera, Benny Bee kujton eksperiencën e tij në The Voice.
Kujtimet e mia në The Voice janë ndër më të bukurat në jetën time. Aty kam nisur të merrem profesionalisht me muzikë. The Voice më hapi derën në botën e muzikës.
Me cilin apo cilën artist do dëshironte ai të bënte një bashkëpunim?! Ja emri që zgjedh Benny Bee.
Me dua Lipën do e doja një bashkëpunim.