Bilanci tragjik i luftës në Gaza, rreth 30 mijë të vdekur dhe mbi 70 mijë të plagosur!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanci tragjik i luftës në Gaza, rreth 30 mijë të vdekur dhe mbi 70 mijë të plagosur!

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga militantët e Hamasit ka deklaruar se 29,782 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga fillimi i konfliktit më Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze po ashtu ka njoftuar se dhe 70,043 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Sakaq, palët nuk duket se janë pranë gjetjes së një akordi për vendosjen e një armëpushimi pavarësisht thirrjeve edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të rajonit.

Ushtria izraelite thotë se ka gati një plan për evakuimin e civilëve nga “zonat luftarake” në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Plani i paraprin ofensivës së shpallur izraelite në Rafah, një qytet i mbipopulluar në jug të territorit palestinez, i përcaktuar nga Netanyahu si “kalaja e fundit” e Hamasit.

“IDF i ka paraqitur kabinetit të luftës një plan për evakuimin e popullsisë nga zonat luftarake në Rripin e Gazës, me planin e afërt operacional”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, ende nuk është bërë publik asnjë detaj mbi këtë plan, se si do të zbatohet dhe se ku do të vendosen civilët e transferuar.

Ndërkohë, një ushtar i Forcave Ajrore të SHBA-së i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington në shenjë proteste kundër luftës. Para se t’i vinte flakën vetes ai tha se “nuk dëshiron të jetë më bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza. Ky është një akt ekstrem proteste”. Ushtari 25-vjeçar Aaron Bushnell ka vdekur në spital nga djegiet e rënda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE