Gjendet një unazë 1.500-vjeçare mbretërore në Danimarkë!
Lars Neilsen ishte duke eksploruar zonën jugore të Jutland kur gjeti unazën me detektorin e tij të metaleve. Ekspertët e muzeumeve në Danimarkë tani besojnë se ajo vjen nga një dinasti e lashte mbretërore.
Unaza e florinjtë 1.500-vjeçare mund të ketë qenë ajo e mbreti ose princeshe që kishte lidhje me Francën. Lars Nielsen thotë se hasi në objektiv ornamental të bizhuterisë me gurin e çmuar duke eksploruar pranë Emmerlev.
Neilson tha se Muzeu Kombëtar i Danimarkës beson se objekti është me rëndësi historike dhe është zotëruar nga familje mbretërore të lidhura me dinastinë Merovingian, e cila dikur sundonte zonë të Francës, Belgjikës e Gjermanisë, nga shekulli i 5-të deri në shekullin e 8-të.
Arkeologjia dhe kuratorja e muzeumit Kirstine Pommergaard: “Unaza e artë zbulon jo vetëm një familje të re mbretërore në Emmerlev, por e lidh atë me një nga qendrat e pushtetit të Evropës në epokën e Hekurit.
Me shumë gjasa unaza i përket një femre, si vajzës së një princi, të martuar në Emmerlev. Floriri ishte dhuratë diplomatike asokohe, në martesat e larta të kryera për ngritën e aleancave”.
Punimi detajuar i bënte kërkuesit të besonin se kishte lidhje mbretërore. Në të shihen spirale të detajuara dhe punime karakteristike të stilit të lashtë franceze.
Pommergaard shtonte: “Është një punim impresionues që është i vështirë të imitohet sot. Gurtë të tillë njiheshin si simbole pushteti në elitën nordike, ndoshta të një familje princësh në Emmerlev që kontrollonin zonën mes Ribe qytezë në jug Jutland dhe Hedeby koloni e vjetër vikinge në Danimarkë.”