Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Hasani: Prioritet, luftimi i pandëshkueshmërisë!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Hasani: Prioritet, luftimi i pandëshkueshmërisë!

Në mandatin 3-vjeçar si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB Shqipëria do të ketë prioritet vënien para përgjegjësisë së autorëve të krimeve të rënda. Në fjalën e tij në Gjeneve ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani foli edhe për luftën në Ukrainë dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të punojmë fort, së bashku me partnerët, aleatët dhe vendet të njëmendta drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët. Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai, sepse duke vepruar kështu, ne në fakt po luftojmë për të drejtat e njeriut dhe sistemin e bazuar në rregulla. Sigurisht që kjo nuk është e vetmja situatë që meriton vëmendjen tonë. Një nga shqetësimet tona më të mëdha është lufta midis Izraelit dhe Hamasit dhe situata dramatike humanitare në Gaza.”

Hasani theksoi se një nga prioritetet e Shqipërisë si anëtare e KDNJ, është gjithashtu vënia para përgjegjësisë e autorëve të krimeve të rënda, luftimi i pandëshkueshmërisë dhe parandalimi i shkeljeve të mëtejshme të të drejtave themelore.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i KDNJ-së do të punojmë fort, së bashku me partnerët drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët për krimet kundër njerëzimit në Ukrainë. Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai”, u shpreh Hasani.

“Ne do të punojmë për të mbështetur pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, në punën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe në terren. Ky është një prioritet shumë i rëndësishëm për vendin tim”, u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE