Vrasja e Pëllumb Metës/ A ishte abuzuar seksualisht me 19-vjeçaren që dyshohet se ekzekutoi të atin? Zbardhet ekspertiza mjekoligjore
vovalbania
February 26, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren Hygerta Meta, ka rezultuar se e reja nuk ka shenja abuzimi seksual, sikundër u aludua më herët.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Haxhiaj.
Kujtojmë se 19-vjeçarja ka deklaruar para trupës gjykuese se ishte ajo që kishte qëlluar me armë zjarri të atin, duke e lënë të vdekur, ndërsa sipas saj është ndihmuar nga vëllai, e më pas në dijeni kanë qenë edhe vëllai i vogël dhe nëna e tyre.