Propozimet e KQZ / Celibashi: Partitë të adresojnë vendimin e Kushtetueses për diasporën dhe herësin!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Propozimet e KQZ / Celibashi: Partitë të adresojnë vendimin e Kushtetueses për diasporën dhe herësin!

Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur online, ku Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, (i ftuar në komision) u ka kërkuar bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, që të adresojnë dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese: votën e diasporës dhe herësin.

“KQZ është një institucion që tashmë ka një konfigurim të ndryshëm nga ajo ca ne jemi mësuar ta shohim më parë. Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe i dyti me shfuqizimin e dispozitës së Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Unë kam konsideruar nevojën për ta sjellë në vëmendjen tuaj. Pa i hyrë detajeve, po paraqes një listë të aspekteve të ndryshimeve në Kod që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Ai propozon depolitizim të pjesshëm të komisionerëve në QV dhe KZAZ. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se KQZ propozon që në mesin e komisionerëve përveç përfaqësuesve të partive politike të ketë përfaqësues edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu, Celibashi thotë se fjala e fundit sa i takon aspektit teknik t’i besohet KQZ.

“Funksionimi i Komisioneve Zgjedhore të dyta e të treta. Do të kemi njerëz nga partitë politike apo do funksionojmë ndryshe? Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisionet e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për ti larguar tërësisht partitë politike nga administrimi zgjedhor. KQZ ka një lloj kredibiliteti deri diku të pranuar, të besueshëm nga i gjithë spektri politik, pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ dhe në çdo lloj rrethane të organizimit duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikuar”, tha Celibashi.

Ai kërkoi gjithashtu përmirësimin e rregullave që lidhen me fushatën online dhe në rrjetet sociale, pasi kuadri ligjor aktual rregullon vetëm fushatën në mediat tradicionale.

“Përmirësimin apo plotësimin e rregullave që lidhen me fushatën zgjedhore, online dhe rrjetet sociale. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën elektorale vetëm në mediat tradicionale, radio dhe TV, as në shtypin e shkruar edhe pse media e shkruar e ka humbur peshën që ka pasur. Mungon rregullimi. Duhet të përmirësohen rregullat për financimin e partive, për të ashtuquajturin financim nga palët e treta. Kemi mendimin që për partitë që nuk janë regjistruar në dy zgjedhjet e fundit të mos i nënshtrohen auditimit financiar sepse konsumon kapacitete njerëzore dhe kohë për KQZ, që mund t’i përdornim për ata parti të rëndësishme. Ka parti që ne nuk i dimë as adresën”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se duhet të përmirësohen edhe rregullat për financimin e partive politike.

“Mendoj që duhet të përmirësohet dhe plotësohen rregullat për financimin e partive politike për fushatën. Do duhet të përmirësohen rregullat aktuale të financimit të fushatave dhe partive politike. Ka nevojë për ndryshime në ligjin për partitë politike, përfshirë edhe aftat që lidhen me depozitimet përkatëse. Parti të cilat në 2 apo 3 zgjedhje parlamentare për tu regjistruar në KQZ duhet të riparaqesin një listë me nënshkrime mbështetësish. Ca ndodh sot, një parti regjistrohet në KQZ, nuk paraqet asnjë kandidat, e angazhon KQZ me kohë dhe energji dhe qëndrojnë si subjekte zgjedhore ndërkohë që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Përderisa e kanë kushtin që të sjellin nënshkrime, do propozoja që ti sjellin që në momentin kur paraqesin kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor”.

“KQZ është një institucion që tashmë kë një konfigurim të ndryshëm nga ajo ca ne jemi mësuar ta shohim më parë. Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe I dyti me shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Unë kam konsideruar nevojën për ta sjellë në vëmendjen tuaj. Pa i hyrë detajeve, po paraqes një listë të aspekteve të ndryshimeve në kod që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Ai tha gjithashtu se duhet shikuar mundësia për votimin e rreth 30 mijë personave që e kanë të pamundur të paraqiten në Qendrat e Votimit.

“Kemi sjellë në vëmendjen tuaj çështjen e sigurimit të së drejtës së votës për një kategori që nuk shikojnë dot në QV, do vazhdojmë ti lëmë pa votuar apo të krijojmë një mundësi që ata të votojnë, duke siguruar fshehtësinë e votës. Mendoj se është një çështje që duhet të adresohet, janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që nuk e kanë të mundur të paraqiten në QV. Po të vazhdojmë që të kemi këtë situatë apo do e ndryshojmë? “, tha Celibashi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE